Nuk ndodhte prej 44 vitesh, finalja për vendin e tretë mes Francës dhe Anglisë futet në historinë e Botërorëve
Reperi i njohur kanadez Drake ka vendosur një bast prej 1.28 milionë eurosh për fitoren e Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026.
Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Aubrey Drake Graham, publikoi në llogarinë e tij në Instagram një fotografi të bastit të vendosur në platformën Stake, pak para finales që do të zhvillohet në stadiumin New York New Jersey Stadium.
Nëse Argjentina triumfon, Drake do të përfitojë një pagesë prej më shumë se 4.36 milionë eurosh.
Krahas fotografisë së bastit, reperi shkroi me humor: “Cila ishte ajo shprehja??? Më shumë fat herën tjetër…”, duke lënë të kuptohet besimin e tij te kombëtarja argjentinase.
Drake njihet për bastet e tij të mëdha sportive, por jo gjithmonë me sukses. Pak kohë më parë ai humbi një bast prej rreth 850 mijë eurosh, pasi irlandezi Conor McGregor nuk arriti të fitonte duelin e tij në UFC ndaj Max Holloway.
Prej vitesh, fansat e sportit kanë krijuar edhe termin “Mallkimi i Drake”, një teori sipas së cilës skuadrat ose sportistët që mbështeten publikisht nga reperi shpesh përfundojnë duke humbur. Tashmë mbetet për t’u parë nëse Argjentina do ta thyejë këtë “mallkim” në finalen e madhe ndaj Spanjës.
Top Channel