Nuk ndodhte prej 44 vitesh, finalja për vendin e tretë mes Francës dhe Anglisë futet në historinë e Botërorëve
Nga 27 maji i 2021 në 1 shtator të 2026. Janë 1923 ditë që kanë kaluar nga lamtumira e Zinedine Zidane nga Reali i Madridit në etapën e tij të dytë me Los Blancos deri më datën e njoftimit zyrtar si trajner i Francës për të marrë vendin e Didier Deschamps që këtë të shtunë zhvilloi ndeshjen e tij të fundit me Blutë.
Deschamps e lë Francën pas 14 vitesh me një kurrikulum të pasur; një Botëror (2018), një finale (2022) dhe një gjysmëfinale(2026) dhe këtu shtojmë edhe një titull të Nations League (2021) dhe finalen e Euro 2016.
Deschamps e kishte deklaruar që përpara fillimit të Botërorit se do të linte detyrën e tij në përfundim të kampionatit dhe tani ai do t’ia dorëzojë stafetën ish shokut të tij të skuadrës me të cilin fitoi Botërorin e 1998, Zinedine Zidane.
Ky i fundit ka qëndruar në hije në 5 vitet e fundit duke pritur t’i vinte mundësia për të drejtuar kombëtaren franceze. Përpara dy vitesh, Pas Euro 2024, Didier Deschamps ishte shumë pranë largimit nga pankina e bluve, por më pas deshi të mbyllë ciklin e tij me një Botëror tjetër dhe Zidane diti të presë momentin e tij.
Sipas të përditshmes ‘L’Equipe’, Federata Franceze e Futbollit do të emërojë zyrtarisht Zinedine Zidane si trajnerin e ri të Francës në 1 shtator. Legjenda transalpine drejtoi Realin e Madridit në 2 etapa(në 2016-2018 dhe 2019-2021) dhe ishte lideri i Los Blancos në fitoren e 3 titujve radhazi në Champions League. Po kështu ai ka fituar dhe dy tituj në La Liga, ndërkohë që nuk ka mundur të fitojë asnjëherë Kupën e Mbretit
Gjatë këtyre 5 viteve në hije, Zidane nuk është parë shpesh në publik. Ka qenë shpesh në tribunat e Bernabeut për të ndjekur ish skuadrën e tij dhe po kështu ka qenë i pranishëm në Botëror për të ndjekur djalin e tij, Luca, portierin e Algjerisë. Por përtej disa shfaqjeve sporadike, asgjë, Zidanë nuk ka dhënë intervista dhe nuk ka folur publikisht. Ylli marsejez do të thyejë heshtjen si trajneri i ri i Francës.
Top Channel