Argjentina, Messi dhe ritualet e bestytnisë për triumfin e dytë radhazi në Botëror

18/07/2026 21:36

Një finale Botërori, një ndeshje për yllin e tij të dytë, e ndan sërish Lionel Messin nga lavdia. Ajo që 39 vjeçari arriti në Katar mund ta përsërisë në New York. Një tjetër finale në karrierën e tij.

Deri tani Messi i ka fituar të 4 finalet e fundit që ka zhvilluar me Argjentinën(Botërorin 2022, Kupën e  Amerikës në 2024 dhe 2020 dhe Finalissima 2021), ndonëse përpara këtyre ka humbur 4 finale radhazi(Kupën e Amerokës në 2007, 2015 e 2016 dhe Botërorin 2014). Që do të thotë një sukses me 50%..

Në total Lionel Messi falë edhe epokës së lavdishme te Barcelona ka zhvilluar 43 finale në karrierën e tij në me klube dhe kombëtaren duke fituar plot 30 me një sukses  prej 69%. Efektiviteti i Messit në finale është shumë i lartë, por jo i pagabueshëm. Për këtë arsye, Lionel Messi si argjentinas që është i drejtohet të gjitha ritualeve që të mund të përsërisë triumfin. Fjala ‘ritual’ është e modës te kombëtarja argjentinase. Bëhet fjalë që të mos ndryshohet ajo që ka funksionuar në eventet e mëparshme të mbyllura me triumf.

Në rastin e Messit duket se është një obsesion. Duket edhe në postimet e tij në rrjetet sociale psh, ku po publikon fjalë për fjalë të njëjtat tekste dhe postime si në 2022 përpara se të fitonte Botërorin 2022 në Katar. E kupton se është forma më e mirë për të komunikuar dhe për të shprehur gjithçka që e lidhi me njerëzit në atë kohë kur rrëzoi më në fund murin që e pengonte, për t’u shpallur kampion bote.

Argjentina, me Messin në krye, qëndroi te i njëjti hotel që i solli fat në edicionin e fundit të Kupës së Amerikës në 2024 dhe më konkretisht në gjysmëfinale ku eliminoi Kanadanë 2-0. Bëhet fjalë për Hilton Shorts Hills, në New Jersey. Por ritualet e argjentinasve shkojnë më tej, edhe shpërndarja e dhomave është bërë si atëherë, lojtarët janë ndarë në të njëjtat dyshe madje edhe numri i dhomave janë të njëjtët

Në të gjitha finalet që ka luajtur Messi ka shënuar 35 gola dhe 17 asistë shifra të shkëlqyera për një futbollist që zakonisht është vendimtar në sfidat e mëdha që japin trofe. Natyrisht te Barcelona është më e dukshme kjo teksa ka fituar 23 tituj me blaugranat në 31 finale. Me Argjentinën është më pak me një përqindje suksesi prej 50%. Finalja e Neë Yorkut do të thyejë ekuilibrin në atë që mund të jetë një ndër betejat e fundit për një titull që Messi zhvillon në karrierën e tij përsa i përket të paktën kombëtares argjentinase.

Top Channel