Kukësi barazon me Teutën, Skënderbeu mund Vllazninë, Laçi i merr vendin e tretë Partizanit

29/02/2020 19:12

Kategoria Superiore uli siparin e javës së 24 me ndeshjet e kësaj të shtune, ku 2 nga 4 përballjet e zhvilluara, folën për ekipet udhëtuese. Kukësi nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në Durrës ndaj Teutës, një ndalesë e detyruar që Tiranën në një miniarratisje.

Durrsakët morën epërsinë në shtëpi me penalltinë e Kallakut por me të njëjtën mënyrë Kukësi barazoi me Shkurtajn. Ishte i njëjti sulmues që i dha epërsinë miqve pas një ngulmimi të Abazaj nga e majta e ofensivës së Kukësit, por në kohën shtesë kur askush nuk e priste, Kallaku fiksoi barazimin. Tani Tirana kryeson me 4 pikë më shumë.

Skënderbeu bëri një hap të rëndësishëm drejt qëndrimit në elitën e futbollit shqiptar pas fitores dramatike 0-1 në fushën e Vllaznisë. Skuadra korçare finalizoi një kundërsulm model në sekondat e fundit të sfidës së zhvilluar në stadiumin Loro Boriçi, aty ku sulmuesit vallëzuan mes mbrojtjes së ‘kquebluve’ para se konkluzioni i fortë i Krasniqit të vendoste dhe suksesin në transfertë.  Me këtë fitore Skënderbeu shkëpute nga zona e ftohtë që të çon në Play Out, aty ku është Vllaznia e nëse do të qëndrojë, do të vendosë në pikëpyetje qëndrimin.

Laçi i rrëmbeu Partizanit vendin e tretë në renditjen e Superiores, edhe pse golaverazhi më i mirë, nuk i bën kurbinasit të sigurt për pozicionin që i kualifikon në Europa Lig. pas një fraksioni të parë pa gola në Gjirokastër, skuadra mike mori epërsinë me penalltinë e konvertuar në gol nag Nuabueze, ndërsa Luftëtari u dorëzua në qytetin e Gurtë, edhe me rrjetën e Xhixhës në finale.

Bylis nuk e shfrytëzoi ndeshjen e shtëpisë ndaj Flamurtarit për t’iu bashkuar ekipeve të zonës europiane, pasi nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Flamurtarit. Për tu shënuar një penallti e shpërdoruar nga portieri Hidi, për ekipin ballshiot.

FOTO GALERI
16/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA