Leipzigu konfirmoi momentin e mirë që po kalon (pak ditë më parë mposhti Tottenhamin në Champions) duke fituar thellë 0-5 përballë Schalkes në “Veltins Arena”.

Një “shuplakë” e fortë kjo për për ekipin e drejtuar nga Wagner, që nuk fiton prej 5 ndeshjes në Bundesligë, duke rrezikuar madje të zbresë poshtë zonës europiane.

Ekipi i drejtuar nga Nagelsmann e mbylli pjesën e parë në epërsi të një goli, që u shënua nga Sabitzer në sekondat e fundit të minutës së parë me një goditje spektakolare nga jashtë zonës.

Në fraksionin e dytë Schalke u shthur totalisht, duke pësuar edhe katër gola të tjerë nga katër autorë të ndryshëm, Werner, Halsternberg, Angelino dhe Forsberg. Interesant fakti që në të katër golat e pjesës së dytë asistoi Nkunku. Leipzigu me këtë sukses nuk u ndahet Bayernit, që kryeson me vetëm një pikë më shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA