Partizani gjen trajnerin e ri që do të marrë vendin e Florin Bratu të larguar nga Të Kuqtë pas 6 javëve kampionat.

Do të jetë Mislav Karoglan ai të cilit presidenti Gazment Demi i besoi stolin e Partizanit për ta nxjerrë nga kriza me klubin kryeqytetas që e zyrtarizoi emërimin e tij përmes një komunikate për shtyp.

‘FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me teknikun kroat Mislav Karoglan, i cili merr zyrtarisht drejtimin e skuadrës. 44-vjeçari u prezantua sot nga presidenti Gazment Demi në ambientet e klubit, teksa ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me të kuqtë. Karoglan do të provojë edhe eksperiencën e tij të parë në kampionatin shqiptar, pas përvojës së fundit në Superligën e Kosovës te Ballkani. Gjatë karrierës së tij, tekniku kroat ka drejtuar klube me peshë si Hajduk Split e NK Istra në Kroaci, si dhe Sheriff Tiraspol në Moldavi në kompeticionet europiane. Karoglan do të zhvillojë sot seancën e parë stërvitore, ndërkohë pjestarët e tjerë të stafit do ti bashkohen ekipit në ditët në vijim’-lexohet në njoftimin e Partizanit

Top Channel