LIVE Egnatia-Midtjylland/ Danezët përgjigjen shpejt dhe barazojnë shifrat, Egnatia reziston pak (VIDEO)
Më 1 tetor, Policia Katalanase (Mossos d’Esquadra) arrestoi një grup kriminal që prej vitesh kishte grabitur rezidencat e futbollistëve të FC Barcelonës dhe disa shtëpi të tjera luksoze në rajonet Maresme, Baix Llobregat dhe Garraf.
Midis të arrestuarve është edhe një hajdut 58-vjeçar shqiptar nga Kosova, i identifikuar si Arsim Blaku. Ai njihet si personi përgjegjës për operacionin e dështuar të hyrjes në shtëpinë e familjes Tous 20 vjet më parë, në vitin 2006. Në atë sulm, një nga bashkëpunëtorët e tij u vra nga dhëndri i familjes — ngjarje kjo që nuk e pengoi Blakun të vazhdonte aktivitetin e tij kriminal gjatë viteve në vijim.
Pasi u largua nga Spanja në vitin 2022, ai u rikthye në nëntor të vitit 2025. Vetëm një muaj më vonë, në dhjetor, ai hyri me forcë në shtëpinë e mbrojtësit Pau Cubarsí, ndërsa në janar kreu të njëjtën vepër në shtëpinë e portierit Joan García. Në muajt pasues, Blaku realizoi edhe grabitje të tjera, si dhe u pa duke vëzhguar pranë rezidencës së Jules Koundé.
Sipas të përditshmes La Vanguardia, policia arriti të binte në gjurmët e Blakut dhe bashkëpunëtorëve të tij falë një informacioni konfidencial. Burimi paralajmëronte se një person po mburrej se u kishte vjedhur orët luksoze lojtarëve si Cubarsí e Joan García dhe se po kërkonte t’i shiste ato në tregun e zi.
Në kuadër të këtij operacioni u ndaluan edhe persona të tjerë:
David B. V. (i njohur me pseudonimin Chucho), i cili më vonë u lirua. Policia deklaron se ai kishte për detyrë të vëzhgonte ambientin dhe të ngiste automjetin gjatë kohës që Blaku kryente grabitjet.
Rosa G., 40 vjeçe, me 18 dënime të mëparshme, e cila merrej me logjistikën dhe marrjen me qira të automjeteve të përdorura për vëzhgim.
Top Channel