Mirlind Daku bëhet protagonist, shënon dy gola, Spartak Moskë fiton derbin me përmbysje(VIDEO)
15/10/2026 22:22
Mirlind Daku bëhet heroi i Spartakut të Moskës teksa e ndihmoi skuadrën e tij të fitojë derbi me Rodina në Kupën e Rusisë.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi një dygolësh në këtë përballje, duke përmbysur rezultatin ndaj rivalëve të qytetit.
Në këtë ndeshje Spartaku i Moskës e pa veten në disavantazhin në fund të pjesës së parë. Në fillimin e 45 minutave të dyta, Daku arriti të barazojë shifrat në 2-2. Ndërsa pak minuta më vonë Daku me golin e tij bëri që Spartak i Moskës të kompletojë përmbysjen në rezultat dhe të marrë kryesimin në 3-2. Më pas Spartaku i Moskës shënoi edhe golin e katërt për ta mbyllur këtë ndeshje me rezultatin 4-2.
VIDEO goli i parë i Dakut
VIDEO goli i dytë i Dakut
Top Channel