Yamal do të pushtonte internetin, por këtë herë magjinë e bën Brajan Gruda (VIDEO)
Ishte sfida brenda sfidës ajo mes Manchester City dhe PSG për Gianluigi Donnarummën, një ndeshje që u mbyll me rezultatin spektakolar 2-4, një rezultat që vuri në punë portierët e të dyja skuadrave. Por ai që pritej më shumë ishte portieri italian, të paktën nga media franceze e cila nuk u tregua aspak e butë me të.
Dhe këtë të enjte, të përditshmet transalpine ishin të ashpra në kritikat e tyre ndaj Donnarummës duke e vlerësuar me notën 2.
OBSESION— Sipas të përditshmes sportive ‘L’Equipe’, ishte pikërisht Donnarumma që nxori nga telashet PSG me gabimin e tij në golin e papritur të Akliouche në një nga hyrjet e rralla në zonë të parizienëve në pjesën e dytë dhe që këtu vjen ‘ngelja në klasë’ për Donnarummën me notën 2 që shoqëron këtë ritakim aspak pozitiv të portierit italian me PSG pasi përjetoi keq kushtet e largimit nga francezët në verën e 2025, kur as trajneri e as drejtuesit e klubit nuk bënë asgjë për ta mbajtur pavarësisht rolit të tij vendimtar në fitoren e Ligës së Kampioneve. Kështu ndeshja e së mërkurës ishte rasti ideal për të treguar se kritikat ndaj tij nuk duhej të ekzistonin duke parë edhe përmirësimin në mbajtjen e topit dhe në daljet e tij. Aspekte që u bënë një obsesion për median pariziene në atë kohe duke u gjykuar në mënyrë negative, të cilave iu shtohen edhe dobësia në një nga pikat e tij më të forta, aftësinë për të bërë diferencën gjatë një ndeshjeje.
PRINCI— Pra për L’Equipe, Donnarumma rezultoi i brishtë në vijë, ashtu sikurse në rastin e golit të parë të Doue, përpara se të spikaste me gabimin e tij në golin e Akliouche që i preu shpresat Manchester City për një përmbysje të rezultatit. Dhe në mënyrë më të përgjithshme, Donnarumma u shpëtua nga shtylla, pa shfaqur qetësinë e zakonshme, duke shfaqur pasaktësi në lojën e gjatë.
Por jo vetëm kaq. Për të përditshmen franceze, asnjë nga ndërhyrjet e bëra nga Donnarumma nuk ishte i vështirë, duke përfshirë këtu edhe penalltinë e pritur ndaj Ferran Torres në fund duke zbuluar paqëndrueshmërinë që është vënë re nga tifozët francezë, të cilët tani mund t’i gëzohen ‘Princit të Anglisë’, dmth Matvei Safonov që pasoi Donnarummën rastësisht me rusin që mori vendin e titullarit pas dështimit të Chevalier që u ble nga Lille për 55 milionë euro. Për Safonov nota e dhënë nga L’Equipe ishte 7 ashtu sikurse edhe ajo e dhënë nga Le Parisien dhe Figaro.
Top Channel