Kolo Muani heroi i “Zonjës së Vjetër”, Juventusi merr fitoren në frymën e fundit ndaj Celta Vigos
15/10/2026 22:57
Juventusi ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme dhe me përmbysje në raundin e dytë të UEFA Europa League, duke mposhtur Celta Vigon në transfertë me rezultatin 1-2.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit spanjollë, të cilët kaluan të parët në avantazh që në minutën e 18-të me anë të Hugo Álvarez, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.
Megjithatë, në pjesën e dytë bardhezinjtë reaguan me forcë. Nick Woltemade barazoi shifrat në minutën e 58-të, duke rikthyer shpresën për skuadrën e tij. Kur dukshëm ndeshja po shkonte drejt një barazimi, Randal Kolo Muani u shndërrua në heroin e takimit duke shënuar golin e fitores në minutën e 90’+2, për t’i dhuruar Juventusit tri pikë tejet të vlefshme.
Top Channel