Barazon Partizani/ Fitojnë Skënderbeu, Vllaznia dhe Laçi

22/02/2020 19:14

Kjo e shtunë pati lumë golash në Kategorinë Superiore. Në 4 ndeshjet e zhvilluara në këtë ditë që ishin të vlefshme për javën e 23, u shënuan plot 17 gola që tregon se është bërë lojë sulmuese.

Në Air Albania Stadium, nuk pati fitues në sfidën mes Partizanit dhe Bylisit pasi ajo u mbyll me barazimin 2-2. të Kuqtë e Sormanit morën avantazhin në 2-0 në këtë sfidë pas golave të Cordieros dhe Çinarit, por e shpërdoruan atë.

Bylisi shkurtoi diferencën me Ntepe në pjesën e parë, ndërkohë që Guindo barazoi shifrat në 2-2, 4 minuta nga fundi i sfidës. ky barazim e lë Partizanin janë vendin e tretë me 38 pikë, ndërsa Bylisin ne të 6 me 34 pikë.

Në Korçë, Skënderbeu mundi Teutën 3-2 në një ndeshje vërtet emocionuese. skuadra korçare kaloi dy herë në avantazh gjatë zhvillimit të kësaj ndeshjeje me Bregun dhe Ditën me penallti, por në të dyja rastet u barazua nga Teuta që shënoi me Kallakun dhe Cyrbjan.

Dejvi Bregu ishte ai që shënoi golin e tretë për Skënderbeun, ndërkohë që në minutat shtesë, Enea Kolici u bë heroi për skuadrën e Ilir Dajës teksa priti një 11 metërsh të Kallakut duke evituar golin e barazimit 3-3 të Teutës

Gola të shumtë u shënuan edhe në dy ndeshjet e tjera të kësaj javë. Në Vlorë, Laçi mundi Flamurtarin me rezultatin 3-1 edhe pse e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas ndëshkimit të Turkaj me karton të kuq. Laci e vuri ndeshjen në drejtimin e dëshiruar në pjesën e parë që e mbylli 2-0 me gola të Nvabuezes dhe Xhixhas.

Ky i fundit shënoi edhe golin e tretë për Laçin pikërisht pas ndëshkimit të Turkajt. Në fund Flamurtari vetëm sa shkurtoi diferencën në 3-1 me Robajn. Ndërsa në Shkodër, Vllaznia shkatërroi Luftëtarin me rezultatin 4-0. Sidorenco hapi festivalin e golave për skuadrën shkodrane në minutën e 15, ndërkohë që 3 golat e tjerë u shënuan në pjesën e dytë, dy prej të cilëve i shënoi Junior, kurse mes tyre qëndron autogoli i Kukajt.

FOTO GALERI
20/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA