Vendos goli i Hayden, Chelsea mposhtet “in extremis” në “St. James Park”

19/01/2020 07:07

Chelsea i jep një tjetër “asist” Manchester United në garën për vendin e katërt në Premier League, i fundit që u siguron ekipeve angleze pjesëmarrjen në Champions.

Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard doli pa pikë nga “beteja” e “St. James Park” përballë Newcastle, ku u mposht 1-0 me gol të Hayden në minutën e katërt shtesë, duke u dhënë mundësinë “Djajve të Kuq” që të ngushtojnë me tej diferencën (sigurisht, nëse do të marrin pikë përballë Liverpoolit), që aktualisht është vetëm 5 pikë.

Një humbje e hidhur për blutë e Londrës pikërisht në momentin kur nuk kishte më kohë për të reaguar, pasi loja nuk zgjati përtej minutës së 6-të shtesë. I pafat Tammy Abraham, talenti i Chelsea-t, që i pati disa mundësi të mira për të shënuar, por gaboi shënjestër.

Sukses shumë i rëndësishëm ky për “qymyrxhinjtë”, që u kthyen te fitoja pas tri humbjeve dhe një barazimi në katër ndeshjet e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA