Botërori me 64 skuadra, skenari i mundshëm për organizimin dhe ekipet që do të kualifikohen
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i dërgoi një mesazh urimi Presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzán, pas suksesit historik të Spanjës, që u shpall kampione e Kupës së Botës 2026.
Në mesazhin e tij, Presidenti Duka vlerësoi paraqitjen e jashtëzakonshme të përfaqësueses spanjolle gjatë gjithë turneut, duke theksuar se ky triumf ishte plotësisht i merituar dhe një dëshmi e cilësisë, punës dhe vizionit të futbollit spanjoll.
‘Urime për fitimin e Kupës së Botës FIFA 2026! Ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm dhe një triumf plotësisht i merituar. Spanja tregoi futbollin më të mirë gjatë gjithë turneut dhe fitoi me meritë trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror’ – thekson presidenti Duka në mesazhin e tij që e vijoi atë duke i uruar suksese të mëtejshme për Federatën Spanjolle.
‘Ju uroj juve, ekipit kombëtar dhe gjithë futbollit spanjoll suksese të mëtejshme në vitet që vijnë’, – përfundon mesazhi i presidentit Duka.
Top Channel