Kampion Evrope dhe bote, Federata Spanjolle mban fort De La Fuenten, kërkon rinovimin deri në 2030
Drita la t’i shpëtojë nga duart një tjetër fitore në çastet e fundit të ndeshjes. Këtë radhë gjithçka ndodhi në sfidën e parë të raundit të dytë kualifikues të Conference League, një sfidë që u mbyll me barazimin 1-1 pas një loje të hapur nga të dyja skuadrat që sulmuan njëra-tjetrën.
Në pjesën e parë, Drita kishte zotërimin e topit dhe krijoi momente të mira por nuk pati sukses. Jashari iu afrua golit por nuk arriti dot të mposhtë portierin vendas.
Në pjesën e dytë, skuadra kampione e Kosovës u shfaq më kërkuese duke rrezikuar me Manaj dhe Liridon Balaj, por pa i konkretizuar sulmet kjo deri në minutën e 96 kur Drita zhvilloi një kundërsulm dhe shënoi me Balaj për të marrë avantazhin.
Avantazhi i Dritës zgjati vetëm 6 minuta pasi në të 102 minutë Drina barazoi 1-1 për Florianën në këtë ndeshje që u ndërpre disa minuta për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. Kështu në këtë përballje gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin për në ndeshjen e kthimit që do të luhet në Prishtinë.
Top Channel