Kampion Evrope dhe bote, Federata Spanjolle mban fort De La Fuenten, kërkon rinovimin deri në 2030
Për të parë Pep Guardiolën në pankinën e kombëtares italiane, mund të shpresohet akoma. Pavarësisht shenjave të fundit që flasin për vështirësitë e ardhjes së katalanasit në drejtimin e Të Kaltërve, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Giovanni Malagò e mban ende gjallë këtë pistë që të çon te 55 vjeçari
‘Besoj se ishte e drejtë dhe e rëndësishme hapja e një dialogu dhe mbajtja gjallë e kësaj piste-tha Malagò për Cronache di Spogliatoio-nuk është aspak mungesë respekti apo konsideratë ndaj kandidatëve të tjerë sepse debati mbi kandidatët e tjerë ka filluar tashmë dhe pastaj mund të zgjidhet dikush që është nga një shkollë e re e kohëve të fundut e trajningut dhe këtu çështja bëhet shumë subjektive’
Është thënë shpesh se pengesa më e madhe e Federatës Italiane për të arritur te Pep Guardiola është paga, por Malagò e dha përgjigjen e tij
‘Janë bërë përjashtime, përjashtime që psh mund të kenë të bëjnë me emrin që në këto orë është kaq prepotent; Pep Guardiola-vijoi Malagò-përjashtime për motive të qarta që nuk do t’jua shpjegoj këtu, por nuk është e thënë që të realizohet. Rrethi i ngushtuar te Guardiola, Pirlo e Mancini? Jo, absolutisht jo, arsyetoht për një profil të caktuar dhe me siguri këta emra hyjnë në këtë kategori’
Në ditët e kaluara, Guardiola takoi Maldinin dhe Leonardon në Barcelonë. Trajneri 55 vjeçar dëgjoi propozimin e mikut të tij, të cilit në 2009 i dedikoi Championsin e parë si trjaner dhe ki kerkoi kohë të mendohej. Por duhet thënë se katalanasi disa herë ka deklaruar se dëshiron të pushojë pas një aventure të gjatë me Citizens.
Top Channel