Spanja pësoi vetëm 1 gol në gjithë Botërorin, FIFA lë jashtë Cubarsin dhe Laporten nga nominimet për formacionin më të mirë të Botërorit
Imazhi i futbollistëve argjentinas që i kthyen shpinën ceremonisë së marrjes së trofeut të Kupës së Botës nga Spanja për t’iu drejtuar sektorit të tifozëve të tyre bëri xhiron e botës dhe u dënua në mënyrë kategorike nga media në vendin iberik.
Por duke i parë mirë pamjet filmike vihet re se jo të gjithë janë me shpinë nga triumfi i La Roja. Bëhet fjalë për Jose Manuel Lopez, jo një futbollist kryesor i La Scaloneta. Në botërorin që sapo u mbyll ai u aktivizua shiumë pak, 18 minuta të ndara në 2 ndeshje; në sfidën me Jordaninë dhe në çerekfinale me Zvicrën ku shërbeu dhe asistin për golin e Julian Alvarez.
Kush është Jose Manuel López? Lopez, 26 vjeç është një sulmues që luan me Palmeiras. I lindur në San Lorenzo dhe i formuar te Independiente, kur ishte shumë i ri rrezikoi të tërhiqej përfundimisht nga futbolli për një dëmtim të rëndë të pësuar në ije. Në 2016 kaloi te Lanus dhe pati një tjetër problem fizik, këtë radhë në shpatull. Kur u duk se shpresat e tij për t’u bërë futbollist profesionist u venitën, në 2019 u transferua te Colegiales de Tres Arroyos, në kampionatet rajonale. Një hap prapa, por që i solli fat; Lopez shënoi shumë gola me këtë skuadër duke bindur Lanus t’i japë një shans te skuadra e parë. Një shans që ai e shfrytëzoi në maksimum; 22 gola të shënuar në 2 vjet dhe prozhektorët e merkatos iu drejtuan atij dhe në fund ai që fitoi ishe Sao Paulo me një ofertë prej 10 milionë dollarë.
I pritur ftohtë nga publiku brazilian, me Sao Paulon ai fitpo 3 herë kampionatin paulist dhe 2 herë kampionatin brazilian duke shënuar më shumë se 70 gola dhe në 2025 u shpall shënuesi më i mirë i Copa Libertadores. Që nga ai moment është grumbulluar në kombëtaren argjentinase me të cilën ka luajtur 7 ndeshje por pa mundur të gjejë golin. Thuhet se edhe Lionel Messi e ka pikë të dobët duke qenë se shpesh ai feston me të. Nuk është diçka e pakët, kjo. Por nga kjo dielë ai ka fituar edhe respektin e të gjithë Spanjës.
Top Channel