Nuk ka më dyshime për të ardhmen e Luka Modric. Mesfushori kroat do të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit edhe sezonin e ardhshëm, pasi ka dhënë miratimin për rinovimin e bashkëpunimit.
Sipas mediave italiane, trajneri Ruben Amorim ka luajtur një rol kyç në këtë vendim. Tekniku portugez thuhet se ka kontaktuar personalisht me 40-vjeçarin dhe e ka konsideruar atë një pjesë thelbësore të projektit të tij.
Në prezantimin e tij, Amorim ishte shprehur se Modrić mbetet një lojtar i rëndësishëm për skuadrën, edhe pse nuk pritet të luajë çdo ndeshje.
Mesfushori kroat do të përfitojë rreth 3.5 milionë euro në sezon, e njëjta pagë që kishte edhe vitin e kaluar, ndërsa firma në kontratën e re pritet të hidhet brenda kësaj jave.
Në sezonin e ardhshëm, Modrić pritet të formojë dyshen e mesfushës me Adrien Rabiot, ndërsa Milani po planifikon ndryshime të tjera në repartin e mesfushës, me disa largime të mundshme dhe afrimin e Pierre-Emile Højbjerg si një nga objektivat kryesorë.
Top Channel