Botërori me 64 skuadra, skenari i mundshëm për organizimin dhe ekipet që do të kualifikohen
Federata Spanjolle e Futbollit dhe presidenti i saj, Rafael Louzan nuk kanë asnjë dyshim që trajneri aktual i La Roja duhet të jetë ende në krye të skuadrës në sfidën e radhës, Botërori 2030.
Qeveria e fubollit të vendit iberik kërkon të rinovojë kontratën me trajnerin kampion të botës pikërisht deri në 2030, ndërkohë që kontrata aktuale e De La Fuentes skadon në përfundim të Evropianit të vitit 2028.
Vetë Louzan kishte deklaruar në një intervistë për të përditshme AS se në përfundim të Botërorit do të ulej të bisedonte me trajnerin në lidhje me rinovimin e kontratës së tij. Në fakt për Louzan nuk bëhert fjalë thjesht për një synim. Ajo që funksionon nuk ndryshohet dhe në qeverinë e futbollit spanjoll është bindja e plotë se De La Fuente është njeriu i duhur për të vijuar dhe për të ruajtur ritmin kompetitiv të cilin e ka treguar që nga momenti kur mori drejtimin e Spanjës të cilën arriti ta çojë në majën më të lartë të planetit futboll.
Pas muajve të verës palët do të ulen, do të diskutojnë dhe do të vendosin se kur është momenti i duhur për të nënshkruar rinovimin e kontratës. Viti 2030 do të jetë një moment historik për sportin spanjoll dhe në Federatë janë të sigurt se kombëtarja spanjolle nuk mund të jetë në duar më të sigurta.
Luis De la Fuente mori drejtimin e skuadrës së parë duke ardhur nga U21 dhe menjëherë fitoi Nations League, një sukses që u pasua me triumfin në Euro 2024 dhe tani erdhi edhe qershia mbi tortë, titulli kampion i botës.
Top Channel