Kombëtarja argjentinase vazhdon të ndjejë dhimbje pas humbjës së pësuar nga Spanja në finalen e Botërorit në një sfidë ku për 120 minuta nuk gjuajti asnjëherë në portën e La Roja.

Dhe tani po, që skuadra Albiceleste kërkon të luajë Finalissiman ndaj kampionëve të botës për të marrë revanshin dhe për të larguar mendjen nga humbja e pësuar në New Jersey

Sipas ESPN Argjentinë, Spanja dhe Argjentina mund ta luajnë ndeshjen në nëntor të 2026 në Losail Stadium, por sipas të përditshmes Sport që citon disa burime, Federata Spanjolle nuk ka dijeni që një takim i tillë do të zhvillohet së shpejti dhe nëse do të zhvillohet, duhet fillimisht që AFA të arrijë një marrëveshje me UEFA.ù

Spanja ka 6 ndeshje përpara mbylljes së vitit dhe të gjitha janë të vlefshme për Nations League 2027 ku La Roja është në një grup me Anglinë, Kroacinë dhe Çekinë. Në nëntor, kur Argjentina kërkon revanshin, Spanja do të luajë dy ndeshje, ndaj Çekisë në transfertë në 12 nëntor dhe ndaj Anglisë në shtëpi në 15 nëntor kështu që UEFA do t’i duhet të shtyjë këto ndeshje në mënyrë që të luhet Finalissima në Katar.

Sfida mes Spanjës dhe Argjentinës duhej të luhej në 27 mars, por u pezullua për shkak të situatës delikate gjeopolitike në Katar. Kur u anulua Katari si vendi organizator, u propozua Santiago Bernabeu, një propozim që u refuzua kategorikisht nga Federata Argjentinas. Po kështu u propozua që ndeshja të luhej me sistem vajtje ardhje Madrid-Buenos Aires me ndeshjen e parë në Madrid para botërorit dhe të kthimit në 2028 në kryeqytetin argjentinas, por edhe ky propozim u refuzua

Por pas humbjes në finalen e 19 korrikut Federata Argjentinase ka ndryshuar qëndrim dhe tani dëshiron të luajë Finalissima, ndërsa Spanja pret me durim, në fund të fundit nuk varet prej saj. Federata Spanjolle nuk e refuzon zhvillimin e kësaj ndeshjeje, por më parë duhet që të jetë UEFA që të bëjë lëvizjen e saj.

Top Channel