“Ato fjalë vlejnë më shumë se medalja që mbaj në qafë”, Yamal: Ja çfarë më tha Messi në përqafimin pas finales së Kupës së Botës
Një rreng epik në mijëra metra lartësi! Disa tifozë argjentinas kanë rënë pre e një shakaje të pamëshirshme nga një pilot spanjoll, pikërisht në momentet kur luhej finalja e madhe e Kupës së Botës.
Ndërkohë që pasagjerët ndodheshin në fluturim dhe pa akses në informacion të përditësuar, piloti mori mikrofonin për t’u dhënë atyre “lajmin e fundit”. Me një ton mjaft serioz dhe një pauzë dramatike të llogaritur mirë, ai foli për një ndeshje të luftuar ashpër deri në shtesë, duke e mbyllur fjalimin e tij me një urim të posaçëm për “bashkëkombësit argjentinas”.
Kaq mjaftoi që kabina e avionit të shpërthente në një festë të çmendur. Pasagjerët brohoritën të gëzuar, ngritën duart lart dhe festuan me fanellat albiceleste sikur të kishin ngritur trofeun. Por, entuziazmi i tyre ishte i bazuar në një iluzion të krijuar mjeshtërisht nga kabina e fluturimit. Në të vërtetë, ishte Spanja ajo që fitoi finalen e Botërorit.
🚨🚨 UN PILOTE D’AVION A FAIT CROIRE À SES PASSAGERS ARGENTINS QUE L’ARGENTINE 🇦🇷 AVAIT GAGNÉ LA COUPE DU MONDE !!! ✈️😭
Ça c’est pas cool… 🤣🤣 pic.twitter.com/kEjooP6KL7
— Actu Foot (@ActuFoot_) July 20, 2026
Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit për shkak të ironisë therëse të situatës, ku vetë mbishkrimi i videos zbulon të vërtetën e hidhur për ta: “Kur piloti është spanjoll dhe të bën të besosh se dole kampion bote”. Një “trolling” i nivelit të lartë sportiv që pasagjerët argjentinas vështirë se do t’ia falin shpejt ekuipazhit të fluturimit.
Top Channel