Spanja, kampione e Botës, vjen urimi edhe nga presidenti i FSHF, Armand Duka për homologun e tij
Teksa pritet që FIFA të konfirmojë, të përgënjeshtrojë kreun e CONMEBOL, Domingues, apo të paktën të japë shenja jete, askush nuk ndalon të imagjinosh si do të ishte Botërori 2030 me 64 skuadra, dmth 1/3 e 211 federatave që aderojnë në FIFA.
Por një fazë finale e tillë do të bëhej më pak e dëshiruar dhe kualifikueset do të humbisnin pak vlerën e tyre
ORGANIZIMI-Propozimi nisi pak a shumë 1 vit më parë në një mbledhje të Këshillit të FIFA nga një drejtues uruguajan për t’u propozuar sërish edhe nga Alejandro Dominguez që natyrisht ka objektivin që të marrin pjesë thuajse të 10 skuadrat e një kontinenti që tashmë i ka 65% të tyre të kualifikuara. Për më tepër do të jetë një Botëror gjigand nga një këndvështrim tjetër, ajo e kontinenteve pritëse. Në bashkëorganizim me Spanjën, Portugalinë dhe Marokun janë bashkuar edhe Uruguaji, Argjentina dhe Paraguaji një edicion që përkon me 100 vjetorin e kompeticionit që lindi në 1930 në Montevideo. Në 3 kryeqytetet, Montevideo, Buenos Aires dhe Asuncion do të luhen 3 ndeshje nga 1 për qytet, por ideja e kreut të CONMEBOL, me zgjerimin e turneut është të në Amerikën Latine të luhen ndeshje të të gjithë fazës së grupeve
KOHËT DHE NDESHJET— Datat janë fiksuar, 8 qershor-21 korrik 2030, pra 44 ditë, me shumë se Botërori 2026 që zgjati 39 ditë. Numri i sfidave do të rritej do të shkonte në 128 në total dhe jo 104, por numri i ndeshjeve për skuadër nuk ndryshon. Kush shkon në finale do të luajë 8 ndeshje. Arsyeja është e thjeshtë; në vend të 12 grupeve aktualë ku për kualifikimin për më tej përfshihen edhe vendet e tretë, turneu me 64 skuadra do të përbëhej me 16 grupe me nga 4 skuadra dhe dy të parat e çdo grupi(32 në total) kualifikohen për në raundin e 1/16 të finaleve e më pas edhe fazat e tjera si në Amerikën e Veriut. Me 24 ndeshje më shumë, 4 ditë shtese duken pak, por kjo e bën të vështirë t’u garantosh kohën e duhur të pushimit skuadrave. E për më tepër, nënvlerësohet rreziku i ekzagjerimit të ofertës edhe për publikun televiziv. Këtë vit shpesh kishte 4 ndeshje në ditë, më shumë në raundin e fundit në grupe për shkak të zhvillimit të tyre në të njëjtën orë, është e vështirë t’i ndjekësh të gjitha.
KAMPIONATET— Duke u shtuar numri i ditëve mund të shkohet në një Botëror me 7 javë. A do të jetë i përballueshëm? Mbetet për t’u parë, duke menduar se futbollistët që vijnë në raundet e fundit më pas kanë të drejtën e të paktën 21 ditë pushim. Nuk do të ishte i lehtë organizimi i startit të kampionateve, La Liga në fakt po shtyn disa ndeshje, por kalendari është i ngjeshur deri në limit. Me pandeminë u duk se do të mbylleshin krejtësisht. Mjafton një javë borë që të merret vendimi për shtyrjen e ndonjë ndeshje, zhvillimi më vonë i së cilës do të ishte i pamundur. Pa harruar këtu që Botërori 2034 do të luhet në Arabinë Saudite, pra do të duhet të luhet në dimër që do të detyronte kampionatet për të modifikuar kalendarin
PROPORCIONET— Një problem që do të jetë është ai i vendeve për çdo konfederatë. Duke u bazuar te Botërori 2026, duke kaluar nga 48 në 64 skuadra, do të ishin 20 ekipe evropiane, 13 afrikane, 12 aziatike, 9 amerikanolatine(në 10 vende), 8 amerikanoveriore, 2 oqeanike, pak a shumë. Ndoshta me ndonjë playoff ndërkombëtar për të sistemuar përqindjet. Nëse do të respektoheshin proporcionet e turneve me 32 ekipe, Evropia do të duhet të kishte 26
STADIUMET DHE SHPENZIMET— Nuk mbyllet këtu. Në Botërorin 2026 ishin 16 stadiume, me 64 ekipe do të duhen më shuymë, po kështu edhe për 16 qendrat sportive shtesë për stërvitjet. Edhe kostot do të rriteshin; një 33% më shumë skuadra do të sillte shpenzime me 20% më shumë. Ky edicion kushtoi rreth 3.7 miliardë dollarë. Duhet parë nëse të ardhurat do të rriteshin në proporcion, por e sigurt që shpenzimet do të rriten. Jo të gjithë janë dakord me këtë formulë si UEFA dhe Concacaf. Presidenti Victor Montagliani ka frikë se propozimi do të dëmtojë të gjithë ekosistemin futbiollistik. Askush nuk foli për rënien drastike të nivelit teknik, por gjithsesi ajo që do të vendosë do të jetë politika(e futbollit), nëse nuk ka vendosur ende, siç të lë të kuptosh gafa e Dominguez që e parapriu ndryshimin, kur një propozim i tillë duhet të miratohet në Këshillin e FIFA. Por janë shumë vota në lojë për një presidencë të ardhshme që është praktikisht e blinduar.
Top Channel