Renditja e re e FIFA-s/ Kosova ngjitet në pozitë rekord, Shqipëria nuk ndryshon vend

19/09/2019 13:59

Fifa publikon listën e saj të përmuajshme të klasifikimit të përfaqësueseve. Në bazë të paraqitjeve të secilës skuadër dhe rezultateve të arritura shpesh ka patur edhe ndryshime, por për Shqipërinë në publikimin e fundit pozicionimi mbetet i njëjtë, vendi i 64-t me 1372 pikë.

Në këtë periudhë kuqezinjtë zhvilluan dy ndeshje,a të me Francën të cilën e humbën me rezultatin 4-0 dhe me Islandën që e fituam 4-2. Gjithëesesi këto rezultate nuk kanë sjellë asnjë ndikim në renditje.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për përfaqësuesen tjetër në Europë, atë të Kosovës. “Dardanët” siç quhen ndryshe tashmë verdheblutë, janë ngjitur një pozicion duke shkuar në vendin e 119, pas fitores me Cekinë 2-1 në Prishtinë dhe humbjes 5-3 në britani me Anglinë.

Ekipi që drejtohet nga Shaland, tani numëron 1164 pikë, nga 1149 që numëronte në renditjen paraardhëse. Sa i përket vendeve të kreut, është ende Belgjika që kryeson renditjen botërore, me 1752 pikë.

Franca ka ngjitur një pozicion, dhe tani është e dyta, pas fitoreve me Shqipërinë dhe Andorrën. Zbret në vendin e tretë ndërkohë, Brazili. Anglia mban vendin e katërt, ndërsa në vendin e pestë ngjitet Portugalia.

Endi Tufa

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA