Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare U21, Armando Broja është shndërruar në një lider për Chelsean U19, teksa ka shënuar sot një tjetër gol, në ndeshjen ndaj Valencias, e vlefshme për grupet e Champions Leagues për këtë grupmoshë.

Broja e nisi sfidën si titullar dhe arriti të shënojë golin e tretë të londinezëve në minutën e 61-të, duke i kaluar momentalisht në avantazh të tijtë, ndërsa më pas qëndroi në fushë deri në minutën e 92-të, kur trajneri bëri një zëvendësim taktik, për të fituar kohë.

Sfida mes Chelsea U19 dhe Valencia U19 përfundoi në barazim 3-3, ndërsa sulmuesi nga Malësia e Madhe po tregon një formë të shkëlqyer në këtë fillim sezoni, pasi në 5 ndeshje në kampionat, ka shënuar 6 gola, ndërsa në total, ka shënuar 7 gola në 6 ndeshje.

Armando Broja është një nga sulmuesit më premtues të Shqipërisë U21, ku ndonëse është vetëm 18-vjeçar, ka fituar me meritë një vend në formacionin e Alban Bushit, ndërsa sfida e radhës mbetet të bindë Franck Lampard për në vend te skuadra e parë e Chelseat.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel