26/11 23:00
Kristiano Ronaldon nuk e keni parë asnjëherë kështu. Ylli portugez i Juventusit nuk i ka mbajtur dot lotët në një intervistë që ka dhënë për emisionin e mëngjesit të ITV.
Gjithçka ka ndodhur pasi gazetari i kujton humbjen e të ati në vitin 2005.
“Gjëja që më mërzit më tepër është se babai im nuk ka parë asgjë nga ato që kam arritur unë dhe kush jam bërë unë sot. Jam numri 1 në botë dhe ai nuk di asgjë”, shprehet Ronaldo.
Gjithmonë njihet si kampioni i ftohtë Ronaldo pa shumë emocione në profesionin e tij, por me sa duket edhe ai ka një pikë të dobët të cilën nuk arriti ta fsheh në këtë intervistë.
Top Channel