“Kemi shenja pozitive”, niset drejt Italisë 28-vjeçari që u plagos me plumb në sy dje, shefja e okulistikës: Do t’i nënshtrohet atje ndërhyrjes

25/10/2026 13:30

Është nisur drejt Italisë për një ndërhyrje kirurgjikale 28-vjeçari Erjon Vishkulli.

Gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj, bën me dije se i riu është nisur tashmë drejt shtetit fqinj, ndërsa më herët mjekët e Traumës thanë se, pas konsultës së bërë sot në mëngjes, kanë parë disa shenja pozitive, por për një mjekim dhe ndërhyrje më të specializuar është vendosur dërgimi i tij në Itali.

“Me mjekët e Spitalit të Traumës dhe ata të Shërbimit Universitar në QSUT, sot kemi konstatuar disa shenja pozitive. Përsëri, stafi ka arritur në konstatimin se duhet të kryhet edhe një ndërhyrje e dytë për heqjen e trupit në sy. Për një rezultat më të mirë, kemi bërë një bashkëpunim me një klinikë të specializuar në Itali. Ministria e Shëndetësisë është vënë në dispozicion për të kryer transportin e pacientit”, u shpreh mjekja Vilma Mema, shefe e shërbimit të okulistikës në QSUT. 

Top Channel