Tirana zhgënjeu në “Selman Stërmasi” ndaj Luftëtarit, duke barazuar 1-1 një sfidë të cilën thuajse e kishte humbur.

Ndaj, nga mënyra sesi rrodhën ngjarjet, goli i shënuar në shtesë nga bardheblutë mori vlerë të madhe edhe për faktin se shmangu humbjen ndaj një rivali direkt për t’iu larguar zonës së ftohtë.

Albano Aleksi befasoi portierin Abibi në minutën e 21-të. Bardheblutë nuk patën qartësinë e duhur në manovrën sulmuese për minuta të tëra, gjithsesi Mawejje arriti ta dërgonte në rrjetë topin në minutën e dytë shtesë, me publikun e “Selman Stërmasit” që shpërtheu ne entuziazëm.

Flamurtari i jep dy “shuplaka” Skënderbeut në sfidën e zhvilluar në Vlorë, duke barazuar në kuotën e 33 pikëve pikërisht korçarët, që tashmë e kanë humbur prej kohësh statusin e skuadrës për t’u mundur, madje janë shndërruar në tabelë qitjeje nga rivalët e tjerë të Superiores.

Andi Ribaj dhe Emiljano Musta shënuan ishin autorë të dy golave për kuqezinjtë e Dajës, që me këtë sukses rritin më shumë shanset për t’u renditur në fund në zonën europiane. Tashmë diferenca mes Flamurtarit të vendit të gjashtë dhe Kukësit të vendit të tretë është vetëm 5 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA