Gazetari Berat Buzhala ka paralajmëruar në “Top Story” se në Shqipëri pritet të zbarkojë ambasadori i SHBA-së.
Ai ka deklaruar se ai do ta zgjidhë çështjen e hetimit të Ballukut, teksa shton se prania e tij ka shumë peshë në vend.
“Nëse ka pasur Shqipëria një tregim pozitiv, këtu nuk është pa merita Rama, është krijimi i SPAK. Dhimbja është që SPAK nuk punon vetëm kundër qeverisë. Qeverisë disa punë të SPAK janë të mira, por për disa të tjerë nuk janë të mira. Prokuroria di që disa veprime i kanë politike, por hapat drejt aktakuzës, marrjes së imunitetit i bën në përputhje me vendimet politike të ditës. Dosjen nuk kam ndërmend ta lexoj, çfarë kam dëgjuar.
Kjo betejë është në humbje të Edi Ramës, beteja me SPAK-un. Nuk bëhesh pjesë e BE-së nëse mundohesh të kastrosh prokurorinë.
Fitorja politikës është humbja e Shqipërisë. Mundet që Rama dhe Berisha mund të merren vesh për ta ndryshuar SPAK-un, por kush fiton? I kanë votat në Kuvend, mund ta ndryshojnë atë ligj, dhe të thonë që SPAK nuk ka të drejtë jo vetëm ti hetojë, por nuk ka të drejtë t’ia heqi disa të drejta të tjera.
Pritet që brenda disa ditësh ose javësh në Shqipëri të zbarkojë ambasadori i SHBA-së, ka shumë peshë. Do të zgjidhë këtë çështje dhe të gjitha ku interferohet. Çfarë është aferë nuk ka kompetenca për të bërë komente politike për problemet e rendit dhe ligjit, ambasadori e ka këtë të drejtë”, u shpreh ai.
Top Channel