Tragjedi në Shkodër, humb jetën elektricisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti
Gazetari Artan Hoxha shprehet se në ditët në vijim SPAK pritet të kërkojë arrest me burg për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni. I ftuar në Top Story me Grida Dumën, Hoxha zbulon detaje nga dosja.
Artan Hoxha: “Unë e kam provuar në kurriz, i kërkoja gjyqtarit dhe prokurorit duke i pyetur nëse e ka klasifikuar si sekret dokumentin dhe e shihja që të dilte. Ai nuk reagonte, e bëri në fund fare, por çfarë vlere ka. Në këtë moment kemi të bëjmë me shefen e shërbimit sekret, ne SHISH nuk e kemi.
Kjo është si t’ja ulësh shtetin në fund të këmbëve. Dëmi që u shkaktua në SHISH është prishja e strukturës tradicionale që ka pasur shërbimi sekret. Ka dalë vetëm vendimi i masës së sigurisë që gjykata ka arsyetuar përse e ka çuar Hysenin në arrest shtëpie.
SPAK dhe GJKKO do t’ja rëndojë akuzën Hysenit dhe do ta çojë në burg, ky është vendimi që është publikuar dhe nuk duhej. Ka dalë kjo pjesa që është mbajtur e fshehtë që znj.Hyseni paska qenë jo vetëm në rolin e ndihmës për Agasin, por është përfshirë në pastrim parash të përfituara në mënyrë të paligjshme nga AKSHI.
Dy pagesa nga 250 mijë euro janë kaluar, një tjetër 450 mijë euro është anuluar. Kanë kaluar në një kompani gjermane, ku është punësuar vëllai i Vlora Hysenit. Kompania shqiptare thotë se i kemi kaluar paratë për shërbime në një studio arkitekturë që do të projektonte një qendër tregtare.
Ne jemi te narrativa e akuzës, nuk i dimë ende provat. Aty ka informacione se ka afera më të mëdha, thjesht problem mbetet prova. Kompania shqiptare është Fortis Beton dhe ai që e kishte në pronësi, kishte miqësi me Agasin.
Në dosje thuhet se Agasi orientoi kompaninë gjermane për të bërë projektin. Jemi ende shumë herët për të parë sesi do të kalohen dhe provohen. Kjo është vetë maja e ajsbergut, dosja mund të jetë 40 mijë faqe.
Si u njoh Agasi me Hysenin? U njohën në kryeministri, sepse të dy punon aty dhe kush i vuri ata në ato poste, sigurisht që Rama”.
Top Channel