“Shtetet paralele po luftojnë njëra-tjetrën, Policia përgjon SPAK-un, SPAK përgjon gjyqtarët/ Curri në Top Story: Oligarkët janë më të fuqishmit
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story” me Grida Dumën, Dashamir Shehi ka komentuar publikimin e materialeve nga dosja hetimore e ish-kreut të SHISH, duke bërë deklarata të forta ndaj personave të përfshirë në të.
Shehi i cilësoi ata si një “bandë horrash”, ndërsa u shpreh në mbështetje të prokurorëve, duke theksuar se kanë nevojë për mbështetjen e opinionit publik në përballjen me atë që ai e konsideroi si ndikimin e kryeministrit Edi Rama.
Ai kërkoi gjithashtu publikimin e dokumenteve të tjera nga dosja, duke pretenduar se materialet e bëra publike hedhin dritë mbi marrëdhëniet me krimin dhe aferat e dyshuara korruptive.
Shehi: “Unë nuk jam avokat apo gazetar dhe them se kjo është një bandë horrash, që edhe t’i nxjerrin sytë e kanë pak. Sigurisht që brenda procedurës gjyqësore mund të ketë paqartësi, por që këta janë marrë me punë të pista shumë, është aq evidente…
Qenka bërë publike, le të bëhet. Edhe ata prokurorët kanë nevojë për mbështetje nga opinioni publik, se përballë kanë Ramën. Kjo shkon lidhet me kriminelët, bën biznese me ta, i jep informacion. Një qytetar normal çfarë duhet të mendojë? Unë shpresoj t’i nxjerrin të tjera dokumente nga dosja. Ca i tha kjo atij kriminelit: ‘Na duhet kohë’. Se koha fsheh krimet.
Prokurorët në Itali shpreheshin se përgjimi është e vetmja dritare që një qytetar i thjeshtë të kuptojë se çfarë ndodh atje lart. Këto procedurat… Ne po flasim për kriminela, që kanë vjedhur miliona, ndoshta edhe kanë vrarë. Po të ishte në një vend normal, kjo gruaja do të ishte në një birucë. Kështu kanë lënë edhe këta të tjerët, që po të ishte në burg do të gjykohej me lehtë”.
Top Channel