Tjetër humbje në fazën eliminatore të Evropianit për përfaqësuesen U-17 të Shqipërisë.

Pas disfatës së thellë ndaj Çekisë, ekipi i Mustedanagiçit u mposht edhe në sfidën kundër Norvegjisë në shifrat 3-1.

Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në barazim pa gola, Smajlaj shkakton faull në dëm të Tveiten. Për kryesorin nuk ka dyshime: penallti për Norvegjinë. Nga pika e bardhë, Gelmuyden tregohet i saktë.

Në pjesën e dytë, në minutën e 60, norvegjezët dyfishojnë shifrat me anë të Opegard. Në minutën e 74, norvegjezët e shohin veten në inferioritet numerik, pasi Tveiten ndëshkohet me karton të kuq.

Shqipëria përfiton nga avantazhi numerik dhe Elmand Gjini arrin të realizojë. Por, norvegjezët vulosin ndeshjen në minutën e tretë shtesë, duke shuar shpresat e kuqezinjve.

Sfida e radhës për U-17 do të jetë ndaj Azerbajxhanit, më 29 tetor, në orën 14:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA