Skandal në Turqi/ U strehuan në Antalia për t’i shpëtuar luftës, vajza të mitura nga Ukraina abuzohen seksualisht në hotelin ku qëndronin
Sot është dita botërore në nder të Ada Lovelace, programueses së parë kompjuterike.
Në vitin 2009 u caktua që e marta e dytë e çdo muaji tetor të jetë dita e Ada Lovelace, në nder të grave që angazhohen në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.
Ada Lovelace ishte një matematiciene që ka frymëzuar shumë gra e dhe vajza që të ndjekin karriera në shkencë e teknologji.
Ajo lindi në vitin 1815, dhe babai i saj, Lord Bajroni, është poeti i famshëm anglez që njihet nga shumë shqiptarë për vizitat e tij në vendin tonë.
Ada u nxit nga e ëma që në moshë të re për të punuar me matematikë dhe shkencën e revolucionit industrial.
Kur u rrit, ajo u martua me Uilliam King, i cili më pas mori titullin mbretëror Ërli i Lovelasit.
Kur ishte adoleshente, ajo punoi me Charles Babbage, i cili njihet për makinerinë e parë të programueshme, një mekanizëm i madh i quajtur “Motori Analitik”, dhe që njihet si versioni i hershëm i kompjuterëve të programueshëm.
Ada përktheu një artikull për makinerinë, dhe e zgjeroi më tej. Ndonëse Babbage mban meritat për konceptin, Ada Lovelace ishte ajo që e kuptonte më mirë dobinë që do të sillte programimi i makinerive në të ardhmen, dhe puna që bëri vazhdoi ta tregojë.
Top Channel