Ka nisur ndryshe këtë mbrëmje Goca dhe Gra në Top Channel.

Në vendin e Ema Andreas këtë të shtunë mbrëma do të jetë gazetarja Mira Kazhani… por vetëm për sonte. Kazhani rikthehet në Top Channel pas shumë vitesh, mes emocionesh të bukura.

Duke folur pak për kohën e vështirë që kaloi, kur zbuloi se vuante nga kanceri i gjirit, ajo u shpreh se sot është shumë mirë dhe falënderuese për jetën.

“Jeta ime sot është shumë mirë. Askush nuk e ka një jetë të përsosur, por jam shumë mirënjohëse ndaj fatit. Nuk do të fshija asgjë nga ato që më kanë ndodhur, sepse secila prej nesh jeton fatin e vet. Eksperienca me sëmundjen, unë jam ndier më shumë gjallë se kurrë. Nëse do të kisha një mesazh, është, jeto tani, mos e lër për një ditë tjetër. Njerëzit nuk duhet të jetojnë jetën e tjetrit, jeta jonë është shumë e bukur”, u shpreh ajo.

Top Channel