Cardinale shpërthen në lot pas derbit: “Më bënë të qaj, nata më e bukur”
Projekti për stadiumin e ri ka ndezur zemërimin e tifozëve zikaltër, të cilët kundërshtojnë shembjen e impiantit historik që mbush 100 vjet në vitin 2026.
Protesta kundër shembjes së San Siros ka marrë edhe skenën e derbit të Milanos. Ultrasit e Interit kanë shfaqur një banderolë me mesazhin e fortë: “Kundër prishjes së Scala del Calcio. Nuk do t’i fikni kurrë dritat në San Siro”, duke konfirmuar kundërshtimin e tyre ndaj projektit për stadiumin e ri.
Reagimi i tifozëve zikaltër nuk është i ri. Që të enjten, disa dhjetëra anëtarë të grupimeve të organizuara të Interit u mblodhën në Castello Sforzesco, për të protestuar pak para konferencës për shtyp ku u prezantua projekti i impiantit të ri.
Çështja e shembjes së San Siros vazhdon të jetë një temë e nxehtë në Milano. Kundër këtij vendimi është shprehur vazhdimisht edhe presidenti i Senatit italian, Ignazio La Russa, ndërsa të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Mario Calabresi, kandidati i qendrës së majtë për kryetar bashkie, i cili reagoi vetëm pak orë para derbit. San Siro, një prej stadiumeve më ikonike të futbollit botëror, mbush 100 vjet në vitin 2026, por e ardhmja e tij mbetet në pikëpyetje.
Top Channel