Natalya Nemchinova e fitoi menjëherë titullin si tifozja më seksi e Botërorit të Rusisë. Fotot e saj gjenden kudo: bjonde, elegante dhe me një veshje që i përshtaten traditës ruse, një panoramë para së cilës askush nuk mbeti indiferent.

Interesi rreth saj u shfaq menjëherë në nivele të larta, saqë filluan edhe të rrëmojnë për të gjetur diçka për jetën e saj personale. E në fakt diçka e gjetën. U përfol se në të kaluarën, Natalya ka qenë aktore e filmave për të rritur, një lajm që ajo e përgënjeshtroi për të përditshmen “Neë York Post”, duke thënë se gjithçka ka lindur nga një histori dashurie e përfunduar keq.

Greqia nuk është në Botërorin e Rusisë, por ajo në njëfarë mënyre ka një përfaqësuese të saj. Bëhet fjalë për modelen Ria Antoniu, që është pjesë e programeve televizive italiane, ku diskutohet për ngjarjen më të rëndësishme futbollistike të botës.

E lindur në vitin 1988, Ria ka qenë protagoniste edhe në programe të tjera në Itali, si “Colorado”. Bukuroshja bjonde 30-vjeçare deklaron se nuk ka asnjë lidhje, por mes fotove të saj spikat një “selfie” me Alex Del Pieron, që po përflitet se është në proces divorci me bashkëshorten e tij Sonia.

Izabel Gulart-Kevin Trapp është një çift që ndërthur futbollin me botën e modës. Por, këtë të mërkurë, të dy këto personazhe kanë përjetuar emocione krejtësisht të kundërta. Ndërsa portieri i Paris SG përjetoi nga pankina eliminimin sa të dhimbshëm, aq edhe turpërues të Gjermanisë nga Botërori, Isabel ishte në qiellin e shtatë në Moskë, pas përfundimit të ndeshjes mes Brazilit dhe Serbisë.

E veshur me fanelën e përfaqësueses së Sambës, Izabel Goulart, ëngjëlli i “Victoria’s Secret” shkëlqeu në shkallët e stadiumit me bukurinë e saj.

Ajo quhet Melisia dhe profesioni i saj është këngëtare. Por, ajo është edhe një nga muzat e përfaqësueses argjentinase të futbollit. Melisia është një ndjekëse e rregullt e ndeshjeve të futbollit. River Plate është skuadra e saj e zemrës, ndërsa futbollisti i preferuar është pikërisht kapiteni i formacionit “Albiceleste”, Lionel Messi.

Ndeshjen me Nigerinë, ashtu sikurse edhe miliona persona të tjerë në Argjentinë, ajo e përjetoi me ankth dhe emocione, të cilat i shprehu në rrjetet sociale pas përfundimit të ndeshjes duke postuar një foto “selfie” të saj, me një mesazh ku bënte lojë fjalësh me mbiemrin e Marcos Rojo, autori i golit të fitores për Argjentinën.

FOTO GALERI
5/41

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA