![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/0_harry-meghan-william-kate-99-1_sd-800x450.jpg)
Rafa Nadal ngriti për të 11-tën herë lart kupën në Roland Garros dhe spektaklin e spanjollit nuk e kanë shijuar vetëm dashamirësit e këtij sporti, por edhe shumë yje të kinemasë dhe muzikës.
Nuk ka munguar në këtë finale edhe ish-trajneri i Real Madrid, 3 herë fitues i Ligës së Kampioneve, Zinedine Zidane, që shoqërohej nga bashkëshortja e tij Veronique Zidane. Në ceremoninë pariziene u panë edhe yje të famshëm, si muzikanti i njohur Roger Waters, aktorët Lea Seydoux dhe mbi të gjitha Marion Cotillard.
Si çdo vit nuk ka munguar edhe aktori britanik Hugh Grant, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Anna Elisabet Eberstein. Edhe Clive Owen është parë në shkallët e Philippe Chatrier, fushës më të rëndësishme të Ronald Garros.
Top Channel