“Camp Nou” dhe “Wembley” në garë për të pritur finalen e Champions League, sot pritet vendimi i UEFA-s
Lamine Yamal ka rikthyer në vëmendje gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve të sezonit 2024/25, ku Barcelona u eliminua nga Interi pas një përballjeje dramatike.
Në një intervistë për “L’Equipe”, talenti spanjoll foli për atë që ndodhi në përballjen me zikaltërit dhe theksoi se Barcelona sot do ta përballonte ndryshe atë ndeshje.
“Nëse do ta riluanim ndeshjen kundër Interit tani, në këtë moment të saktë, ata nuk do të na mundnin kurrë”, u shpreh Yamal.
Organizatori i Barcelonës e lidhi eliminimin me detaje të vogla, fatin dhe eksperiencën që skuadra ka fituar ndërkohë.
“Mendoj se është çështje detajesh. Pak fat dhe pak përvojë që kemi tani. Shpresoj që ky vit të jetë viti ynë”, deklaroi Yamal.
Barcelona synon të rikthehet në elitën e Evropës dhe të luftojë sërish për trofeun më prestigjioz të futbollit kontinental, ndërsa Yamal shihet si një nga lojtarët kryesorë të projektit të klubit katalanas.
Top Channel