E pabesueshme nga Udinese, sjell ish futbollistin e Realit të Madridit në Serie A
23/09/2026 10:38
Nga Reali i Madridit te Udinese; David Alaba do të vijojë karrierën e tij në kampionatin italian.
Sipas gazetarit të specializuar të merkatos së transferimeve, Fabrizio Romano, klubi friulan ka arritur marrëveshjen verbale me futbollistit për ta sjellë atë në Serie A.
Tashmë Udinese po punon për hapat e tjerë që duhet të ndërmarrë dhe mbylljen përfundimtare të këtyre tratativave që u hapën në orët e fundit.
David Alaba, tashmë 34 vjeç, kishte mbetur pa skuadër pas mbylljes së kontratës me Realin e Madridit gjatë kësaj vere dhe tani ka arritur këtë akord me Udinesen ku do të vijojë të luajë.
View this post on Instagram
Top Channel