Peripecitë morën fund dhe me hir a me pahir, Shqipëria e Ukraina do të luajnë bashkë ndeshjen miqësore pa tifozë dhe në një stadium që asnjëra palë nuk e donte.
Megjithatë, miqësoret janë miqësore dhe ato bëjnë bashkë miq të vjetër.
I tillë është rasti i trajnerit të Shqipërisë, Christian Panucci, që në Francë gjeti një mik të hershëm, koleg e rival në kohën kur ishin protagonistë në fushën e blertë dhe po koleg e rival edhe tani.
Tekniku italian i Kombëtares tonë është takuar përzemërsisht me trajnerin e Ukrainës, Andrey Shevchenko gjatë përgatitjeve të fundit për miqësoren mes dy skuadrave. Vetë fotoja tregon se në ç’nivel është miqësia e tyre, që për 90 minuta do të “kriset” në takimin e së dielës.
Christian Panucci kërkon që të shfyrtëzojë miqësoren me Ukrainën si trampolinë për t’u shpëtuar kritikave që vërshuan pas asaj ndeshjeje historikisht të dobët ndaj Kosovës në Zvicër. A do t’ja dalë mbanë?
Top Channel