Një ndër risitë e edicionit të ri të Formulës 1, tashmë nën drejtimin e “Liberty Media”, ishte përjashtimi i bukurosheve me taka të larta e çadra që shoqëronin pilotët në vijën e nisjes së garës zyrtare dhe zëvendësimi i tyre me fëmijë me perspektivë për t’u bërë pilotë.

Por, çuditërisht jo të gjithë pritet ta zbatojnë këtë “urdhër”. Kundërshtia e parë vjen nga Principata e Monakos, aty ku drejtuesi i Shoqatës së Automobilizmit të këtij qytet-shteti, Michel Boeri ka shpjeguar se në Çmimin e Madh të 27 majit të këtij viti, në vijën e nisjes nuk kanë sesi të mungojnë fëmrat joshëse.

“Vajzat do të jenë aty, por pa mbajtur më tabelat që mbanin deri vitin e kaluar. Ato janë të bukura, nuk ka përse t’ua mohojmë këtë mënyrë jetese, që u siguron atyre të ardhura”, tha Boeri për “Monaco Matin”.

FOTO GALERI
30/42

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA