Mbrëmja e së martës në Ligën e Kampioneve ka rezervuar supersfidën mes Barcelonës dhe Paris Saint Germainit.

Është kjo një sfidë që gjithnjë përjetohet në mënyrë speciale nga trajneri Luis Enrique që shpjegoi se çfarë do të thotë për të që të luajë kundër skuadrës katalanase.

‘Jam anëtar i Barcelonës, kam qenë lojtar dhe trajner për 6 sezone, 3 në ekipin e parë dhe 3 në të dytën-tha Luis Enrique-bashkëshortja dhe fëmijët e mi janë katalanas. Jam shumë i lidhur me Barcelonën. Por jam tifoz i PSG. Çdo ndeshje të Barcelonës e shoh si tifoz, jo si trajner. Por si rastësisht, çdo vit ne përballemi me Barcelonën, gjë që në fillim më kushtonte. Tani jam mësuar me sfidën ndaj një ekipi të madh, unik që aktivizon futbollistë shumë cilësore, që nuk shkakton faullë të rëndë, që ka vlerat që dua dhe që për mendimin tim janë të ngjashme me ata të PSG aktual. Por, thënë këtë, do të doja që të fitoja nesër. Është një motivim për mua përballja me klubin ku u ndjeva më i rëndësishëm. Si parizien, shpresoj që të fitoj nesër’.

Padyshim në konferencën e Luis Enrique u fol edhe për njeriun e momentit te blaugranat, Lamine Yamal si dhe për krahasimin me Lionel Messi, një krahasim që Luis Enrique e refuzoi në mënyrë kategorike.

‘Besoj se Lamine, po bën gjithçka shumë mirë, ai dëshiron të jetë Lamine Yamal-shtoi trajneri i PSG-po përmirëson lojën e tij. Nga krahasimi i Messit, futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, me cilindo lojtar tjetër, askush nuk fiton. Lamine Yamal dëshiron të jetë versioni më i mirë i vetes së tij dhe është më mirë të mos krahasohet me të tjerët. Është shumë inteligjent. Por Barcelona nuk ka vetëm Lamine Yamal. Ajo ka edhe futbollistë të tjerë  cilësorë si Raphinha, Pedri, Cubarsi, Joan Garcia…ka shumë. Por ne do të qëndrojmë të përqendruar dhe të kujdesshëm. Duhet ta kalojmë si një skuadër’.

Top Channel