Mjekët optimistë pas operacionit në mushkëri të Papa Leone XIV, a mund të shmanget kimioterapia?
Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në platformën e tij Truth Social një seri videosh të pazakonta, mes tyre edhe një të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet duke ndjekur dhe duke u përleshur me një tigër, përpara se të përfundojë duke e përqafuar kafshën e egër.
Postimet u publikuan të martën në mbrëmje, vetëm disa orë pasi Trump kishte shpërndarë pamje reale të një sulmi fatal nga një tigër ndaj një burri që kishte hyrë në kafazin e kafshës në një park të jetës së egër në Anglinë veriore.
Në videon e krijuar me inteligjencë artificiale, Trump shfaqet duke kërcënuar dhe ndjekur tigrin, përpara se të përleshet me të. Në fund, të dy përqafohen nën tingujt e këngës së njohur “The Lion Sleeps Tonight”.
Pak më vonë, presidenti amerikan publikoi një tjetër video, ku paraqitet si një luan që përballet me hienat. Narratori e përshkruan Trump si “mbretin e xhunglës”, ndërsa pamjet ndërthurin fjalimet e tij me imazhe të figurave demokrate, mes tyre ish-presidenti Barack Obama, ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom.
President Trump posts an AI video of himself playing with a tiger after posting footage of a man being fatally attacked by a tiger in the UK. https://t.co/UJpYMLqceb
— Akayla Gardner (@gardnerakayla) October 14, 2026
Në video, kundërshtarët politikë të Trump krahasohen me “çakej dhe hiena” që e sulmojnë dhe e tallin. Në përfundim, narratori shprehet se “herë pas here, luani duhet t’u tregojë çakejve se kush është në të vërtetë”.
Përpara videove të krijuara me inteligjencë artificiale, Trump kishte shpërndarë pamje të sulmit të ndodhur më 10 tetor në Parkun e Jetës së Egër të Yorkshire, pranë Doncaster, në Angli. Një burrë kishte hyrë në hapësirën e rrethuar të tigrit dhe ishte sulmuar për vdekje nga kafsha.
Presidenti amerikan e shoqëroi videon me mesazhin: “Mos u ngatërroni kurrë me natyrën! Presidenti DJT”. Më pas, ai publikoi edhe një kolazh me pamje të sulmeve të kafshëve të egra ndaj njerëzve, disa prej të cilave dyshohet se ishin krijuar me inteligjencë artificiale.
Sipas Forbes, postimet u bënë ndërsa Trump ndodhej në Alaska, ku kishte marrë pjesë në një tubim politik në Wasilla, rreth 65 kilometra në veri të Anchorage.
Publikimi i pamjeve shkaktoi reagime, pasi ato lidhen me një ngjarje të vërtetë me pasoja fatale. Policia e South Yorkshire u kishte bërë thirrje qytetarëve të mos shpërndanin videot e sulmit që qarkullonin në internet, duke kërkuar respekt për viktimën dhe familjen e tij.
Top Channel