Verstappen shpërthen ndaj Formula 1/ Paddock-u është kthyer në kopsht zoologjik, nuk gjen më qetësi
Disa deklarata të Christian Horner në lidhje me një ëndërr të tij për t’u bërë pjesë e Ferrarit përpara disa javësh, bënë shumë zhurmë e sidomos vunë në vështirësi Frederic Vasseur që po përballet edhe me një sezon që nuk po sjell rezultatet e shpresuara.
Por ish shefi i Red Bull vendosi të bëjë disa saktësime për të mos thënë hapa prapa nga ajo që ka thënë.
‘Nuk kam thënë kurrë që Ferrari është një ëndërr, kurrë-tha Horner në podcastin ‘The Race’-koha kur ndodhi e gjithë kjo histori ishte e pafavorshme. Dhashë intervistë për dikë që është tifoz i Lewis Hamilton dhe folëm për disa skuadra, mes të cilave edhe Ferrari. U përpoqa të isha i respektueshëm ndaj Ferrarit dhe duhet thënë se ato deklarata janë bërë 1 muaj përpara publikimit të tyre. Por titulli ishte i sajuar, doja vetëm të thoja se Ferrari ka një vend special në sportin tonë. Intervista dhe ajo çfarë po ndodhte mes pilotëve të tyre krijoi një stuhi të vogël. Më erdhi keq për Fred, e di se çfarë do të thotë të drejtosh një skuderi që është nën presione të forta’.
Christian Horner më pas iu drejtua ferraristëve duke iu thënë që të kenë durim.
‘Në çdo organizatë, stabiliteti është thelbësor-shtoi Horner-gjatë eksperiencës sime te Red Bull jam ulur në tryeze me 6-7 shefa skuadrash nga Jean Todt e deri te Fred Vasseur. Stabiliteti është thelbësor dhe Ferrari ka edhe më shumë presion duke qenë se është një skuadër kombëtare. Vasseur është një menaxher shumë i zoti, me një përvojë të shkëlqyer te kategoritë më të ulëta. Ndoshta ka nevojë për më shumë kohë. Sigurisht është një nder që emri im lidhet me atë të Ferrarit, por nuk po kërkoj vendin e Vasseur’
Top Channel