Trump publikon video të krijuara me IA duke u përleshur me një tigër, postimet vijnë pas sulmit fatal në Angli
Aktori i njohur Michael Douglas ka rrëfyer për herë të parë në detaje një nga periudhat më të vështira të martesës së tij me aktoren Catherine Zeta-Jones, kur në vitin 2013 çifti vendosi të jetonte i ndarë përkohësisht pas 13 vitesh martesë.
Ai tregoi se distanca i ndihmoi të kuptonin sa shumë e donin dhe sa i rëndësishëm ishte njëri-tjetri në jetën e tyre.
Në një intervistë për ABC News, me rastin e publikimit të autobiografisë së tij “One Helluva Ride”, Douglas zbuloi se problemet shëndetësore me të cilat po përballeshin të dy kishin vënë në provë marrëdhënien e tyre. Aktori kishte kaluar një betejë të vështirë me kancerin, ndërsa Zeta-Jones po merrte trajtim për çrregullimin bipolar.
“Ndonjëherë mendoj se është mirë të bëjmë një pushim dhe thjesht të flasim me njëri-tjetrin si dy njerëz”, u shpreh aktori.
Michael Douglas reveals what saved his marriage to Catherine Zeta-Jones after shocking split https://t.co/tbb68ryKFi https://t.co/uPxEHVtvlR
— Page Six (@PageSix) October 13, 2026
Duke kujtuar periudhën e ndarjes, Douglas tregoi se largësia e bëri të kuptonte më qartë ndjenjat e tij për bashkëshorten.
“Sa shumë e doja. Sa shumë më mungonte. Sa shumë qeshëm së bashku”, tha ai.
Në autobiografinë e tij, aktori shpjegon se vendimi për të kaluar një periudhë larg njëri-tjetrit erdhi pas një sërë vështirësish që kishin përjetuar njëkohësisht.
“Ne sapo kishim kaluar një periudhë në të cilën u përballëm me shumë sfida njëkohësisht. Vendosëm të kalonim ca kohë larg njëri-tjetrit”, shkruan Douglas.
Ai pranoi se vendimi ishte jashtëzakonisht i vështirë, pasi dashuria mes tyre nuk ishte zhdukur. Çifti dëshironte të kuptonte nëse vazhdimi i martesës ishte zgjedhja e duhur për të dy dhe për fëmijët e tyre.
“Unë dhe Catherine kemi një dashuri shumë të fortë dhe të thellë për njëri-tjetrin. Dhe i duam shumë fëmijët tanë. U përpoqëm shumë t’u shpjegonim atyre se nuk ishte faji i tyre për atë që po ndodhte. Nuk ishte faji i askujt”, rrëfeu aktori.
Douglas dhe Zeta-Jones kanë dy fëmijë së bashku, Dylan, 26 vjeç, dhe Carys, 23 vjeçe. Sipas aktorit, pikërisht takimet e shpeshta për shkak të angazhimeve të fëmijëve luajtën një rol të rëndësishëm në ribashkimin e tyre.
“Ndërsa unë dhe Catherine filluam të shihemi më shpesh për shkak të fëmijëve, në ngjarjet e shkollës, kur i linim ose i merrnim, dhe në aktivitetet e tyre jashtëshkollore, kuptuam se na mungonte shumë njëri-tjetri. Koha që kalonim larg ndihmoi në ringjalljen e shkëndijës që na kishte bashkuar në radhë të parë”, tha ai.
Çifti u nda përkohësisht në vitin 2013, por u ribashkua një vit më vonë, duke vijuar martesën që kishte nisur në vitin 2000.
Ndërkohë, në një intervistë për “Page Six” javën e kaluar, Douglas konfirmoi se bashkëshortja e tij kishte nisur të lexonte autobiografinë e tij, e cila përmban edhe rrëfime për marrëdhëniet e tij të mëparshme romantike dhe lidhje të mbajtura të fshehta.
Top Channel