Max Verstappen ishte i pandalshëm në Çmimin e Madh të Singaporit. Pas Garës Sprint, piloti holandez i Red Bull triumfoi edhe në provat kualifikuese duke fituar pole position.

Verstappen i fitoi kualifikueset me kohën 1 minutë 31 sekonda e 373 të mijtat, kohë të cilën ai e regjistroi që në xhiron e parë të këtyre provave zyrtare.

Menjëherë pas pilotit të Red Bull u pozicionuan 2 makinat Ferrarit, por ndryshe nga Gara Sprint, ai që mori vendin e dytë për të nisur garën nga vija e parë e startit të garës ishte Leclerc, ndërsa Lewis Hamilton këtë radhë u kënaq me kohën e tretë më të mirë.

Andrea Kimi Antonelli edhe këtë radhë u mjaftua me vendin e katërt duke lënë pas Norris dhe Russell, por ky i fundit do të niset nga vendi i fundit në garën e kësaj të diele për shkak të zëvendësimit të njësisë së fuqisë së motorit në makinën e tij. Dhjetëshen më të mirë në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Singaporit e plotësuan, Oscar Piastri, Pierre Gasly, Liam Laëson dhe Linblad.

Top Channel