Numërimi mbrapsht ka filluar, ja çfarë i duhet Antonellit që të shpallet kampion Bote në garën e ardhshme
Formula 1 përgatitet të kthehet në Afrikë pas më shumë se 30 vjetë mungesë. Drejtuesit e kampionatit kanë arritur një marrëveshje 10 vjeçare me Ruandën për të organizuar një Çmim të Madh në vend duke nisur nga viti 2030.
Data e saktë e debutimit të kësaj gare ende nuk është përcaktuar, por ky akord shënin një hap të rëndësishëm në strategjinë e zgjerimit ndërkombëtare të kompeticionit më të rëndësishëm të garave automobilisitike me Formula 1 që synon të ketë gara në të gjithë kontinentet e banuar të planetit.
Gara e fundit e Formula 1 në Afrikë është ajo e vitit 1993 kur pista e Kyalamit në Afrikën e Jugut, priti Çmimin e Madh të fituar nga Alain Prost në drejtimin e Williams. Që nga ai moment, pavarësisht tentativave të përsëritura për të rikthyer Formula 1 në kontinent, por pa sukses. Gara në Ruanda do të zhvillohet në një pistë të përhershme që po ndërtohet në Bugesera, rreth 40 km në jug të kryeqytetit Kigali dhe pranë aeroportit ndërkombëtar të qytetit. Projekti do të firmoset nga ish piloti i Formula 1, Alex ëurz dhe do të synojë t’u japë vlerë karakteristikave natyrale të territorit.
Ashtu siç shpjegon edhe vetë Formula 1, do të shfrytëzohen disnivelet e zonës për të krijuar një një pistë unike dhe teknikisht impenjative duke garantuar në të njëjtën kohë tribuna të privilegjuara për publikun. Objektivi është realizimi i një strukture në lartësinë e standardeve të kategorisë, në gjendje që të ofrojë një eksperiencë gare të nivelit ndërkombëtar.
Rikthimi në Afrikë përbën një mundësi të re rritjejej për Formula 1, që në vitet e fundit e ka zgjeruar praninë e saj globale. Në krahasim me Evropën, Azinë dhe Amerikat, kontinenti afrikan mbetet një treg ende pak i eksploruar edhe pse ka një bazë domëthënëse të apasionuarish dhe një publik në moshë të re. Marrëveshja është rezultat i një bashkëpunimi disavjeçar mes Formula 1 dhe Ruandës me synimin që të krijohet një projekt i qëndrueshëm dhe afatgjatë. Mbetet për t’u vendosur se në cilën periudhë të vitit do të përfshihet kjo garë në kalendar. Për më tepër Formula 1 synon që të mbajë një kalendar me 24 gara në sezon dhe kështu Çmimi i Madh i Ruandës përputhet me ekuilibrat organizative të kampionatit.
Top Channel