Juventus, tifozët kërkojnë rikthimin e Contes në pankinë, Tacchinardi: Vetëm ai mund ta ndryshojë
Juventus pësoi një humbje të rëndë në shtëpi ndaj Lazios me rezultatin 3-0, një rezultat që ka pasur edhe pasojat e saj.
Në përfundim të sfidës në fakt ka pasur një përplasje në distancë mes trajnerit Luciano Spalletti dhe mbrojtësit Bremer. Kapiteni i bardhezinjve nuk ngurroi teksa sulmoi shokët e tij të skuadrës.
‘Nuk e vë gishtin tek askush, çdokush ka karakterin e tij. Por ka njerëz që dëgjojnë fërshëllimat dhe fshihen, ka nga ata që kanë frike dhe ata që nuk kanë-u shpreh Bremer-unë shkoj deri në një farë pike, nuk mund t’i marr të gjithë në krah’.
Pas kësaj deklarate ka ardhur përgjigjja e menjëhershme e Luciano Spallettit që iu përgjigj futbollistit të tij.
‘Është mirë që ai bën analizë, por ai, është brenda kësaj ndeshjeje siç jam edhe unë-ishin fjalët e Spallettit në drejtim të Bremer-dhe përpara se të flasim për skuadrën, është mirë të flasim për veten tonë. Unë e bëj’.
Top Channel