Ferit Ketës i mjaftojnë katër raunde për të mposhtur gjermanin

05/11/2017 09:11

Ferit Ketës i mjaftuan katër raunde për të mposhtur gjermanin Toni Thes dhe të shpallej kampion në peshën “Cruiser”.

Boksieri shqiptar sfidoi gjermanin 31-vjeçar në ndeshjen e nëntë të karrierës së tij dhe e mbylli sfidën me fitoren përmes knock out teknik.

Kjo fitore mbërrin katër muaj pas titullit të fituar në kickbox ndaj holandezit Rochel Gumuljo, ku brezit e artë e mori nga Luan Krasniqi.

Ajo që e bën akoma më të madh suksesin e sportistit 29-vjeçar nga Bulqiza është fakti që ka vetëm 20 muaj që ka zhvilluar ndeshje në boksin profesionist dhe kjo ishte fitorja e nëntë nga nëntë ndeshje që ka zhvilluar deri më tani.

Titulli në kategorinë “Cruiser” ishte vakant dhe dueli i fundit për brezin e kësaj peshe në boksin gjerman, është fituar nga Adam Deines pasi mposhti boksierin Bjoern Blaschke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA