Trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac shokohet. Gjatë një interviste të dhënë në një lidhje direkte me studiot gjermane pas fitores së skuadrës së tij ndaj Stuttgartit, kroati mësoi lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të asistentit të tij te Bayerni, Peter Hermann që kishte punuar më parë edhe me Yupp Heynckes.

‘Është shumë e vështirë, më mungon frymëmarrja. Ndjej shumë dhimbje sepse një person i mrekullueshëm na la-tha Niko Kovac në reagimin e tij me kroatin që ishte dukshëm i tronditur për ndarjen nga jeta të 74 vjeçarit Hermann i sëmurë prej kohës me sëmundjen e SLA me të cilin Kovac kishte arritur suksese të paharrueshme në 2019.

Pas këtij momenti Niko Kovac anuloi çdo impenjim tjetër me median dhe konferencën e zakonshme për shtyp pas ndeshjes për t’iu drejtuar dhomave të zhveshjes.

Top Channel