Bille Eilish nuk e lënë të qetë as me pushime, fotografohet në Los Angeles me veshje sportive dhe pa grim (Foto) Të gjithë kemi bërë prapësira kur kemi qënë të vegjël. Por si reagonim kur na akuzonin për diçka që nuk e kemi bërë? Sigurisht, duke spiunuar “përgjegjësin”, dhe duke hequr barrën nga vetja.
Një video zbavitëse tregon një qen që është futur në telashe duke bërë gjithë shtëpinë rrëmujë, e duke e gjetur veten të mbështjellë me letër higjenike.
Videoja është hedhur në Igmur me diçiturën: “Unë jam një qen i mirë! Ai e bëri!”. Një French Bulldog sheh direkt në kamera si në faj, teksa është i mbuluar me letër higjenike.
Kamera më pas kalon tek miku i tij, gjithashtu pjesë e meselesë. Kur pronari e pyet: “Ajo e bëri këtë rrëmujë? Kush e bëri?”, qeni heziton për një moment para se të ngrejë putrën drejt mikut të tij dhe të largojë veten nga telashet.
Top Channel