Në një intervistë të dhënë për një revistë portugeze, Cristiano Ronaldo theksoi se kombëtarja e tij do të udhëtojë në Brazil pa presionin e rezultateve.
Sipas Cristiano Ronaldos, janë të tjera kombëtaret favorite, si brazilianët që luajnë në shtëpinë e tyre, Argjentina, Spanja apo Gjermania.
Ronaldo, i cili udhëhoqi “luzitanët” drejt kualifikimit në Botëror duke shkëlqyer në ndeshjen plejof me Suedinë, deklaroi: “Shpresoj që të arrijmë rezultate të mira në Botëror. Nga njëra anë, jemi në një pozicion komod, pasi askush nuk pret që ne të fitojmë dhe favoritët janë të tjerë”.
Ylli i Realit të Madridit do të shkojë në Botëror me objektivin për të përmirësuar rekordin e tij të shkëlqyer personal, pasi me dygolëshin në fitoren 5-1 ndaj Kamerunit në Mars, ai u shndërrua në golshënuesin më të mirë në historinë e përfaqësueses, me 49 gola të shënuara në 110 ndeshje.
Top Channel